Remont në disa kabina në Tiranë, 1 qershor kufizime energjie në disa zona

Në vijim të punimeve për investimin që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave, nesër datë 1 qershor, në intervalin kohor 09:00-16:00 do të punohet në disa kabina të NST Farkë dhe NST Traktora.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht zona afër TEG, rruga e Vilave dhe zona e Farkës së vogël dhe Farkës së Madhe.