Në vijim të investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, në javën 20-25 tetor do të kryhen remonte të planifikuara në rrjetin e tensionit të TM/TU që përfshijnë kabina në disa rajone të OSSH, në vend. Më poshtë, oraret e kufizimit të energjisë dhe zonat e prekura nga plani i remonteve Plani-i-Remonteve-TM-TU-20-25-tetorDownload
Day: October 17, 2025
Remont në linjën 110kV Ibë-Farkë 19 tetor pa energji disa zona në Tiranë
Në kushtet e punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit në linjën 110kV Ibë-Farkë, në datën 19 tetor gjatë intervalit kohor 04:00-07:00 do të stakohet energjia elektrike. Pa energji disa zona Tiranë. Pjesërisht: Vilat Lundër, Qeha, subjekt privat, Mullet, Ibë, Gurre, Pellumbas, Sauk, Vishnje.
Plani i remonteve të planifikuara për Tensionin e Lartë, 20-24 tetor, oraret e kufizimit dhe zonat e prekura
Në vijim të investimeve në rrjetin e shpërndarjes, për javën 20-24 tetor, do të kryhen remonte të planifikuara në disa nënstacione në rajonet e Tensionit të Lartë, Juglindje, Qendër, Jugperëmdim dhe Veri. Më poshtë, oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga remontet e planifikuara Remonte-TL-20-24-tetor-2025Download
