Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH-së, Blendian Dalipi zhvilluan një takim me lexuesit e matjes së energjisë elektrike në terren, për të diskutuar planin teknik e administrativ që do të zbatohet me aplikimin e skemës së re të faturimit nga data 1 shkurt.…
Category: Aktivitete
Vendimi, OSHEE aplikon 8.5 lek çmimin e energjisë elektrike për konsumin deri në 700 kWh, përfitojnë mbi 1 mln abonentë
Nga data 1 shkurt 2025, mbi 1 milion abonentë që konsumojnë deri në 700 kWh dhe që përbëjnë 95% të abonentëve të OSHEE, do ta paguajnë më lirë energjinë elektrike. Sipas vendimit që tashmë është aprovuar dhe nga Enti Rregullator i Energjisë, çmimi i energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë nga 9.5 lekë për kilovat-orë…
CALL CENTER prej 1 nëntorit shërbim 24 orë, Balluku-Karakaçi: OSHEE Group më pranë qytetarëve
OSHEE Group më pranë qytetarëve, tashmë me një shërbim 24 orë përmes Call Center-it. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga administratori i OSHEE group, Enea Karakaçi, vlerësoi nismën e re të ndërmarrë nga kompania për të qenë në shërbim të qytetarit 24 orë, në 7 ditë të javës. Ministrja Balluku ftoi…
Investimi i OSSH-së në Nënstacionin e Lezhës
Balluku dhe Dalipi inspektojnë punimet: do të përfundojë brenda marsit 2025 Administratori i OSSH-së, Blendian Dalipi, theksoi se NST. i Lezhës do të përfundojë brenda marsit të vitit 2025. “Ky është nënstacioni kryesor për të gjithë qarkun e Lezhës, jo vetëm për zonën e Shëngjinit dhe nga ky nënstacion furnizohen aktualisht deri në 40 mijë…
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes: 16 mijë kontrolle dhe 38 subjekte në procedim për abuzim me energjinë elektrike
Përgjatë 9 mujorit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle të shtuara për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend. Strukturat e posaçme të OSSH në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit me qëllim formalizimin e plotë të sektorit, gjatë periudhës janar – shtator 2024 kanë ushtruar…
Digjitalizimi i shërbimeve për klientët, OSHEE Group prezanton aplikacionin e ri
Aplikacioni i ri i OSHEE Group është hapi i radhës që po zbatojmë në kuadër të digjitalizimit të shërbimit për klientët. Aplikacioni OSHEE është projektuar për të ofruar një shumëllojshmëri funksionalitetesh, që u mundësojnë konsumatorëve të kryejnë operacione të ndryshme në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe transparente. Ky aplikacion mund të shkarkohet lehtësisht nga…
Hapet gara për ndërtimin e Nënstacionit 110/20kV Qendër Tiranë
OSHEE Group Sh.A. dhe BERZH kanë shpallur hapjen e garës për ndërtimin e Nënstacionit 110/20kV Qendër Tiranë. Detajet e njoftimit për zhvillimin e procedurës së hapur ndërkombëtare janë publikuar në faqet zyrtare të internetit të institucioneve përkatëse, sipas të cilit ftohen shoqëritë e interesuara të sjellin ofertat për realizimin e projektit strategjik. Ndërtimi i nënstacionit…
OSSH rrjet të ri 20kV në Petrelë, përmirësohet cilësia e furnizimit me energji për zonën
Ofrimi i një rrjeti cilësor të shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat e reja të banimit është në fokus të investimeve që po zbaton kompania OSHEE përmes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OSSH. Një ndër to është dhe Petrela, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta. Ky rajon, i cili shtrihet në juglindje të…
Balluku prezanton nismën e Akademisë së Energjisë, OSHEE-OST-KESH bashkëpunim me arsimin professional për trajnime e punësime
Stafet e reja të sektorit energjetik do të kenë mundësi të trajnohen përmes Akademisë së Energjisë e cila pritet të hapë dyert së shpejti. Nisma e re u prezantua nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës së saj në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco” në Tiranë. Ministrja Balluku theksoi se…
Përmirësohet me 70% situata e defekteve në rrjetin e shpërndarjes, harta me numrat e kontaktit në raste avarish për 11 rajonet e vendit
Si pasojë e motit të keq me reshje dhe stuhi ere, që përfshiu vendin në orët e para të mëngjesit, defektet në rrjet prekën më shumë zonat e Ultësirës Perëndimore. Ndërkohë vijon puna në terren për eleminimin e të gjithë avarive dhe rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë abonentët. Më poshtë harta me numrat…

