Për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të përmirësuar shërbimet e saj, OSHEE Group ofron një shërbim të ri digjital për raportimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikave që lidhen me rreziqet nga rrjeti elektrik. Prej disa ditësh, platforma e re online është aktive dhe e përdorshme për qytetarët. Përmes saj, ata…
Category: Deklarata per shtyp
OSHEE Group rrit gatishmërinë për festat, shërbim 24 orë për klientët
Prej datës 20 dhjetor, gatishmëria e kompanisë OSHEE Group është rritur ndjeshëm për të siguruar mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në terren janë angazhuar rreth 1 600 punonjës, të organizuar në grupe dhe në gatishmëri 24 orë në ditë, të pajisur me të gjithë bazën materiale…
Prezantohet “OSHEE Charge”, Shqipëria drejt transportit të gjelbër dhe energjisë së pastër
“OSHEE Charge” është projekti më i ri që kompania OSHEE Group do të zbatojë brenda vitit 2026, i cili ka për qëllim krijimin e një rrjeti të gjerë karikimi për mjetet elektrike në të gjithë vendin. Në prezantimin e kësaj nisme, administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, theksoi se sektori i karikimit të mjeteve elektrike…
OSHEE Group në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, Enea Karakaçi prezanton projektet për energji të qëndrueshme dhe inovacion digjital
Në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Ekspo Group”, mori pjesë edhe OSHEE Group me kompanitë e saj bija OSSHdhe FTL. Në një nga panelet e panairit, u prezantua vizioni dhe strategjia e grupit për periudhën afatmesme dhe afatgjatë, në përputhje me objektivat e strategjisë kombëtare të energjisë dhe direktivat…
Nga 1 janari 2026 subjektet e lidhura në tension 6kV do të dalin në treg të lirë, Albi Gjenerali: FTL ofron shërbime me kosto konkurrues
Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë, z.Albi Gjenerali, mori pjesë në Panairin “Energy, Construction & Green Economy Fair 2025”, organizuar nga Iceberg Exhibitions. Në fjalën e mbajtur gjatë panelit “Smart Buildings & Free Market: Driving Energy Efficiency and Modern Design”, Gjenerali foli për transformimin e tregut të energjisë në Shqipëri dhe rolin që po…
“Dritë në Shtëpi”, firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes FSHU dhe fondacionit të Katarit për mbështetjen financiare të 1610 familjeve në nevojë
FSHU Sh.a, pjesë e OSHEE Group dhe Fondacioni “Qatar Charity” në kuadër të projektit social “Dritë në Shtëpi” finalizuan marrëveshjen e bashkëpunimit për mbështetjen financiare të 1,600 fëmijëve dhe familjeve në nevojë, përmes mbulimit të pagesave të faturave të energjisë elektrike. Ky bashkëpunim synon të lehtësojë barrën ekonomike të familjeve më në nevojë në të…
ERE miraton tarifë 22 lekë/kWh për karikimin e mjeteve të transportit me fuqi të instaluar mbi 11 kW
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar tarifat e posaçme dhe të diferencuara për energjinë elektrike të përdorur nga pikat dhe stacionet e karikimit të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi 11 kW të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV. Sipas vendimit, prej 1 nëntor 2025, do të aplikohet një çmim prej 22…
Risia e OSHEE Group, nga 1 tetori faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit
Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group. Projekti pilot është implementuar fillimisht në Tiranë, ku sportelet janë pajisur me aparate POS që pranojnë kartat e çdo banke, pa asnjë kosto shtesë për abonentët. Ky shërbim vjen si pjesë…
OSHEE Group miraton skemat lehtësuese për shlyerjen e faturave të papaguara deri në 31 dhjetor 2023
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) ka miratuar skema të reja lehtësuese (aktmarrëveshje) për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike. Përmes aktmarrëveshjeve, OSHEE Group ofron mundësinë e pagesës së detyrimeve të akumuluara deri në 31 dhjetor 2023, duke mbështetur shtresat më të ndjeshme dhe biznesin e vogël.…
Nga 21 korriku nis aplikimi për Aktmarrëveshjet, OSHEE: Përfshihen detyrimet e prapambetura deri më 31 dhjetor 2023, ja kush përfiton
Duke nisur nga data 21 korrik 2025, Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të zbatojë një skemë të re lehtësuese për abonentët debitorë, e cila synon të ndihmojë qytetarët dhe bizneset të shlyejnë detyrimet e prapambetura deri në 31 dhjetor të vitit 2023, përmes pagesës me këste dhe reduktimit të ndjeshëm të kamatëvonesave. Në…

