OSHEE Group më pranë qytetarëve, tashmë me një shërbim 24 orë përmes Call Center-it. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga administratori i OSHEE group, Enea Karakaçi, vlerësoi nismën e re të ndërmarrë nga kompania për të qenë në shërbim të qytetarit 24 orë, në 7 ditë të javës. Ministrja Balluku ftoi…
Category: Deklarata per shtyp

Investimi i OSSH-së në Nënstacionin e Lezhës
Balluku dhe Dalipi inspektojnë punimet: do të përfundojë brenda marsit 2025 Administratori i OSSH-së, Blendian Dalipi, theksoi se NST. i Lezhës do të përfundojë brenda marsit të vitit 2025. “Ky është nënstacioni kryesor për të gjithë qarkun e Lezhës, jo vetëm për zonën e Shëngjinit dhe nga ky nënstacion furnizohen aktualisht deri në 40 mijë…

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes: 16 mijë kontrolle dhe 38 subjekte në procedim për abuzim me energjinë elektrike
Përgjatë 9 mujorit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle të shtuara për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend. Strukturat e posaçme të OSSH në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit me qëllim formalizimin e plotë të sektorit, gjatë periudhës janar – shtator 2024 kanë ushtruar…

Digjitalizimi i shërbimeve për klientët, OSHEE Group prezanton aplikacionin e ri
Aplikacioni i ri i OSHEE Group është hapi i radhës që po zbatojmë në kuadër të digjitalizimit të shërbimit për klientët. Aplikacioni OSHEE është projektuar për të ofruar një shumëllojshmëri funksionalitetesh, që u mundësojnë konsumatorëve të kryejnë operacione të ndryshme në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe transparente. Ky aplikacion mund të shkarkohet lehtësisht nga…

Hapet gara për ndërtimin e Nënstacionit 110/20kV Qendër Tiranë
OSHEE Group Sh.A. dhe BERZH kanë shpallur hapjen e garës për ndërtimin e Nënstacionit 110/20kV Qendër Tiranë. Detajet e njoftimit për zhvillimin e procedurës së hapur ndërkombëtare janë publikuar në faqet zyrtare të internetit të institucioneve përkatëse, sipas të cilit ftohen shoqëritë e interesuara të sjellin ofertat për realizimin e projektit strategjik. Ndërtimi i nënstacionit…

OSSH rrjet të ri 20kV në Petrelë, përmirësohet cilësia e furnizimit me energji për zonën
Ofrimi i një rrjeti cilësor të shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat e reja të banimit është në fokus të investimeve që po zbaton kompania OSHEE përmes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OSSH. Një ndër to është dhe Petrela, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta. Ky rajon, i cili shtrihet në juglindje të…

Balluku prezanton nismën e Akademisë së Energjisë, OSHEE-OST-KESH bashkëpunim me arsimin professional për trajnime e punësime
Stafet e reja të sektorit energjetik do të kenë mundësi të trajnohen përmes Akademisë së Energjisë e cila pritet të hapë dyert së shpejti. Nisma e re u prezantua nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës së saj në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco” në Tiranë. Ministrja Balluku theksoi se…

Përmirësohet me 70% situata e defekteve në rrjetin e shpërndarjes, harta me numrat e kontaktit në raste avarish për 11 rajonet e vendit
Si pasojë e motit të keq me reshje dhe stuhi ere, që përfshiu vendin në orët e para të mëngjesit, defektet në rrjet prekën më shumë zonat e Ultësirës Perëndimore. Ndërkohë vijon puna në terren për eleminimin e të gjithë avarive dhe rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë abonentët. Më poshtë harta me numrat…

Nënstacioni i ri 110/35/20kV në Velipojë drejt përfundimit, garanton furnizim cilësor me energji për rajonin Shkodër/Velipojë
Në vazhdën e investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE Group po avancon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e nënstacionit i ri në Velipojë. Ky nënstacion është i nivelit 110/35/20 kV, i nevojshëm për të përballuar kërkesën gjithnjë në rritje për furnizimin me energji elektrike të zonës bregdetare më të frekuentuar në…

Abuzimi me energjinë, OSSH shton kontrollet dhe dërgon në polici 32 subjekte
Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, strukturat e OSSH, bazuar mbi analizat e riskut, kanë ushtruar mbi 12 mijë kontrolle gjatë 7 muajve të fundit, tek subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë elektrike. Sipas të dhënave nga Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve DKRH, nga këto kontrolle janë konstatuar…