
Cilët Jemi
OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES SH.A. ( “OSSH” ) është person juridik i regjistruar në Shqipëri, i cili funksionon si shoqëri aksionare, e organizuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 9901, date 14.4.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” ( i ndryshuar).
Shoqëria “OSSH” Sh.A. është regjistruar si person juridik, në Regjistrin Tregtar të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Biznesit me Numër Unik të Identifikimit (NIPT) L81530018E në adresen: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Kati V, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë,.
Shoqëria OSSH SH.A. është pjesë e “OSHEE GROUP” SH.A., e cila është një shoqëri aksionare me me dy nivele administrimi dhe aksionar i vetëm i shoqërive me një nivel administrimi “OSSH” SH.A., “FSHU” SH.A. dhe “FTL” SH.A..
Aktiviteti i shoqërisë “OSSH” SH.A. konsiston në shpërndarjen e energjisë elektrike, ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve, lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike, si dhe çdo aktivitet tjetër fitimprurës me interes për shoqërinë.
Në vijim të procesit të ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes sipas përcaktimeve të pika 1 të nenit 72, Ligji 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë”, Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 157 dt. 12.02.2018 dhe Vendimit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator Nr. 211 datë 18.12.2019 “Mbi shtyrjen e periudhës tranzitore për bërjen efektive të transferimit të:
Licencës së operimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A (OSHEE Sh.A), tek shoqëria Operatori i Sistemit te Shpërndarjes” Sh.A (OSSH Sh.A);
Me Vendimin Nr. 216, datë 11.10.2018 të Bordit të ERE-s “Mbi transferimin e licencës për operimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. (OSHEE sh.a.), me nr. 250, seria P14SH, miratuar me vendimin e bordit të komisionerve të ERE-s nr.96 datë 27.10.2014, licenca me vlefshmëri deri me datë 27.10.2044 është transferuar tek shoqëria “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” SH.A. (OSSH SH.A.).
Organet drejtuese të Shoqërisë janë:
1. Asambleja e Përgjithshme e cila është organi më i lartë vendimmarrës i Shoqërisë.
2. Këshilli Mbikqyrës organ i cili ushtron funksione administrimi së bashku me Administratorin e shoqërisë (sistemi me dy nivele)

Z. Erald HASANAJ
Kryetar

Z. Artan Roko
Anëtar

Znj. Bibjana TEROLLI
Anëtare

Znj. Fatjola HALILAJ
Anëtare

Z. Admirim LAKRA
Anëtar

Z. Blendian Dalipi
Administrator
Administratori zgjidhet nga Këshilli i Administrimit dhe ështe i ngarkuar me administrimin dhe përfaqësimin e Shoqërisë. Administratori vendos për çdo çështje që nuk është kompetencë ekskluzive e Asamblesë së Përgjithshme ose e Këshillit Mbikëqyrës. Ai raporton pranë Këshillit Mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e politikave të biznesit dhe për realizimin e transaksioneve me rendësi të veçantë për performancën e Shoqërisë.