Të nderuar,
Në zbatim të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.03.2016 “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar, Vendimit të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Nr. 24, datë 10.02.2020 “Mbi procedurën e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A.”, Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. realizoi procedurën e shitjes së energjisë elektrike për 07-11 Qershor 2021.
Tabela e çmimeve për shitjen e energjisë elektrike për 07-11.06.2021
| Përshkrimi | Sasia MWh |
| Sasia e kontraktuar | 3,150 |
| Përshkrimi | Cmimi Euro/MWh |
| Çmimi më i lartë i kontraktuar | 64.09 |
| Çmimi më i ulët i kontraktuar | – |
| Çmimi i ponderuar | 64.09 |
