Nënstacioni i ri 110/35/20kV në Velipojë drejt përfundimit, garanton furnizim cilësor me energji për rajonin Shkodër/Velipojë

Nënstacioni i ri 110/35/20kV në Velipojë drejt përfundimit, garanton furnizim cilësor me energji për rajonin Shkodër/Velipojë

Në vazhdën e investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE Group po avancon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e nënstacionit i ri në Velipojë.

Ky nënstacion është i nivelit 110/35/20 kV, i nevojshëm për të përballuar kërkesën gjithnjë në rritje për furnizimin me energji elektrike të zonës bregdetare më të frekuentuar në veri të vendit pritet të jetë gati për sezonin veror 2025.

Investimi i OSSH-së parashikon, ndërtimin e 2 trakteve 110 kV, instalimin e dy transformator fuqie 20/25 MVA, 5 fiderave 20kV të cilët do të furnizojnë 44 kabinat e reja 20/0.4 kV.

Gjithashtu investimi parashikon instalimin e paneleve të komandimit, sallat e mbrojtjes, nivelet e shërbimit si dhe serviset për punonjësit e shërbimit operativ, të gjitha të një standardi ashtu siç koha i kërkon për të përmbushur nevojën për furnizim të qëndrueshëm dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në rajonin: Shkodër/Velipojë.

Gjithashtu me ndërtimin e nënstacionit të ri, OSSH synon të ulë humbjet në rrjet dhe të përmirësojë parametrat e sigurisë teknike duke ofruar nivel të lartë standardi bashkëkohor.