Operatori i Sistemit të Shpërndarjes: 16 mijë kontrolle dhe 38 subjekte në procedim për abuzim me energjinë elektrike

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes: 16 mijë kontrolle dhe 38 subjekte në procedim për abuzim me energjinë elektrike

Përgjatë 9 mujorit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle të shtuara për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend.

Strukturat e posaçme të OSSH në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit me qëllim formalizimin e plotë të sektorit, gjatë periudhës janar – shtator 2024 kanë ushtruar mbi 16 mijë kontrolle, tek subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë elektrike.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, nga këto kontrolle janë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike në 38 subjekte, të cilat janë proceduar në polici për shkelje të ligjit të energjisë. Më së shumti këto subjekte operonin në zonat bregdetare.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara në mbarë vendin, 59 subjekte nuk tarifoheshin në bazë të llojit të aktivitetit që ushtronin. Këtu përfshihen raste kur bizneset paguanin sipas tarifës që aplikohet për konumatorë familjarë, që është më e ulët.

Nga inspektimet në terren u identifikuan rreth 18 mln kilovat të pamatura, të cilat iu faturuan abuzuesve.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të vijojë pa ndërprerje monitorimin në terren me qëllim reduktimin e humbjeve dhe rikuperimin e energjisë, ndaj u bën apel klientëve/subjekteve që për çdo
rast abuzimi me energjinë të konstatuar të denoncojnë në numrin e Cel: 069 41 41 001 whatsapp/viber.