Programi i Pajtueshmërisë

Programi Pajtueshmërisë

Programi i Pajtueshmërisë (Programi) së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH sh.a) përcakton kushtet për ndarjen dhe pavarësinë e OSSH sh.a në zbatimin e Ligjit NR. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar.

Referuar këtij ligji, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të jetë i ndarë dhe i pavarur nga aktivitetet e tjera, të cilat nuk kan të bëjnë me shpërndarjen e energjisë elektrike, si dhe të ketë të drejta të plota vendimmarrëse, të pavarura nga shoqëria e integruar.

Me Vendim të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë caktohet Zyrtari i Pajtueshmërisë, i cili është përgjegjës për të siguruar pajtueshmërinë, si dhe paraqitjen e Raportit të Pajtueshmërisë pranë ERE-s. Zyrtari i Pajtueshmërisë, është përgjegjës për monitorimin lidhur me respektimin e detyrimeve ligjore të Programit të Pajtueshmërisë, si dhe për ndryshimet apo rishikimet e nevojshme të këtij programi me miratimin e ERE-s.

Ervis Hazizi

Zyrtar i Pajtueshmërisë

E-mail: ervishazizi@ossh.al

Adresa:  Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Njësia Adm. Nr. 7, 1023, Tiranë

Orari:  E Hënë – E Premte 8:00 – 16:30

Për tu njohur me dokumentin e plotë mbi Programin e Pajtueshmërisë

Raportet vjetore të Programit të Pajtueshmërisë:

Compliance Report: