I.HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për “Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. (OSSH)
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së “OSSH” Sh.A në kuadër të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës “OSSH” Sh.A ndërton dhe rrit transparencën e punës së tij, nën garancinë e Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës “OSSH-së”, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare ________.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e “OSSH” Sh.A mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në Programin e Transparencës.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së “OSSH” Sh.A janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshëm nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Informacioni që lidhet me veprimtarinë e “OSSH” Sh.A publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë “OSSH” Sh.A dhe përkatësisht: Ligji nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike (i ndryshuar);
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet në përputhje me Nenin 5 të Ligjit 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– i lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, “OSSH” Sh.A vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit ___________, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
- Strukturën organizative të “OSSH” Sh.A; Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë; ato që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të “OSSH” Sh.A, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, si dhe dokumente që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e politikave apo ushtrimin e funksioneve të “OSSH” Sh.A, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
- Informacion për procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standartet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të proçedurave për ti përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.
IV. INFORMACIONI I PUBLIKUAR SIPAS SKEMËS TË MËPOSHTME, PËRDITËSOHET SA HERË AI NDRYSHON.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/ Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij. |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave përgjithësuese të autoritetit publik |
Neni 7/1/a/d | – Organograma– Mbi trajtimin financiar të punonjësve të “OSSH” SH.A. | Përditësohet | Në faqen zyrtare | Departamenti i Burimeve Njerëzore |
Informacion për procedurat e prokurimit |
Neni 7/1/ë | – Regjistri | Menjëherë pas dërgimit në APP | Në faqen zyrtare në të Agjencisë së Prokurimit Publik | Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse |
Ligje; |
Neni 7/1/b |
Të tjera |
Pas botimit në fletoren zyrtarePërditësohet Përditësohet |
Në faqen zyrtare | OSSH dhe të tjerë institucione (psh.ERE, MEI, Kuvendi i Shqipërisë, etj) |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, |
Neni 7/1/c/g | Format kërkese Urdhër i Brendshem për tarifat e dhënies së informacionit (dokumentacionit) të kërkuar Mbi zgjatjen e afatit te pergjigjes Njoftim për fillimin e procedurës Refuzim i formes se kerkuar Modeli i pergjigjes Adresë postare: “OSSH” Sh.A |
Me miratimin e Programit të transparencës. Përditësohet |
Në faqen zyrtare në menunë “E drejta për informim” | Departamenti i Burimeve Njerëzore |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe |
Neni 7/1/ç | “OSSH” Sh.A Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Kati V, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë. |
Në faqen zyrtare në menutë “E drejta për informim” , “Kontakt”Bashkëlidhur Programit te Transparencës | Argid ALIKAJ Koordinator për të Drejtën e Informimit Sektori i Çështjeve Ligjore Mob: +355 69 4141384 E-mail: argid.alikaj@oshee.al |
|
Mekanizmat monitorues; |
Neni 7/1/dh | – | Menjëherë pas depozitimit në “OSSH” ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve. | Në faqen zyrtare të KLSH, www.klsh.org.al | |
Shërbimet e autoritetit për publikun |
Neni 7/1/f | Matrica për procedurat e Drejtorisë së Kujdesit të Klientit | Përditësohet | Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” | Drejtoria e Kujdesit të Klientit/ DSHIA, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Drejtoria Ligjore |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 |
Neni 7/1/i | Me miratimin e programit të transparencës | Në faqen zyrtare në menunë“Programi i Transparencës”Me kufizime të identitetit të ankuesit | Koordinatori | |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. |
Neni 7/1/k |
Vendime Manuale Procedura Formularë |
Pas çdo krijimi të vendit vakant. |
Në faqen zyrtare |
Kabineti/ DSHIA/ Departamenti i Burimeve Njerëzore/Drejtoria Ligjore |
Informacione të tjera të dobishme | Neni 7/1/l dhe Neni 31/h të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar | Materiale ndërgjegjësuese dhe evente | Pas miratimit nga Autoriteti | Në faqen zyrtare | Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, OSSH vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit _______ dhe në mjediset e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparences, nepermjet pasqyrimit te detajuar te tij ne faqen zyrtare www.idp.al.
“OSSH” Sh.A
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Kati V, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë
Orari: Hënë– E Premte 08:00 – 16:30
Koordinatori për të Drejtën e Informimit
Argid ALIKAJ
Koordinator për të Drejtën e Informimit
Sektori i Çështjeve Ligjore
Tel: +355 69 4141384
E-mail: argid.alikaj@oshee.al
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë
Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:30