Punimet për energjezimin e NST Farkë, 2-3 dhjetor kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Në kuadër të investimit të Bankës Botërore për ndërtimin e seksionit të ri 20 kV në NST Farkë, në datat 2-3 dhjetor do të stakohet nga puna transformatori i NST Farkë pasi do të energjizohen çelat e reja.

Punimet për lidhjen e kabllove të zbarave 20 kV do të zgjasin 2 orë, në segmentin kohor 01:00-03:00.

Gjatë kësaj kohe do të stakohen 2 fidera që furnizojnë me energji ⚡zonat 👇Lundër,Vilat, Farkë