Remont i OST në linjën 110kV Elbasan-Fiber, 8 korrik pa energji disa zona në Elbasan

Me kërkesë të OST në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në linjën 110kV Elbasan – Fiber, në datën 8 korrik gjatë intervalit kohor 05:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan:

Pjesërisht: Bradashesh, Funar, Fabrika Çimento, Mollagjesh, Cerruje, Balez, Bixellej, Krrabaj, Prece, disa subjekte private, tuneli Krrabës, Kusarth.