Remont i OST në linjën 110kV Fier-Kafaraj-Vlora1, 18 mars pa energji disa zona në Fier

Me kërkesë të OST në vijim të punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Kafaraj, në datën 18 mars gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Fier.

Pjesërisht: Levan, Bishan, Cerven, Bocova, Qarre, Ferras, Bashkim, Pish poro, Ujësjellësi, Kafaraj, Ligovun, Levan, Peshtan i madh, Bregasi, Sheq-levan, Zylaj, Mucaj, Hasanaj, Ade, Frakull e Vogël, Kashisht, Sheq, Ujësjellësi Ade.