Remont i OST në linjën 110kV Laç 1-Fushë Kuqe, 05 mars pa energji disa zona në Kurbin dhe Lezhë

Me kërkesë të OST në kushtet e punimeve të nevojshme në linjën 110kV Laç 1-Fushë Kuqe, në datën 05 mars gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Kurbin dhe Lezhë:

Kurbin

Pjesërisht: Fushë Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, Gurrez, subjekt privat Autostradë, Ujësjellësi Fushë-Kuqe.

Lezhë

Pjesërisht: Rrilë,Gryk Lumi, Shënkoll, Barbulloje, Tale, Burgu Shenkolle.