Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime në rrjet, në datat 8-10 tetor gjatë intervalit kohor 08:30-16:30 do të kryhen punime në linjën 110kV Rrazhbull-Sallmone (Sukth).
Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës dhe Shijak:
Pjesërisht: Shijak, 4 Rruget, Sallmone, Ferme Sukth, Maminas, Marikaj, Shenavlash, Kompleksi Lura, Gjiri i Lalezit, Pjeze, Rromanat, Hardhisht.
Kufizimi prek edhe zonat: Vrinë, zona e ish-Kënetës (Durrësi i Ri), Spitalla dhe zona industriale, subjektet private ‘ANOIL’, ‘Eropetrol’, ‘Intergaz’, ‘Serat’ dhe ‘ADC’.