Remont i OST në linjën 110kv Tirana 1-Fushë-Krujë, 11 nëntor pa energji disa zona në Krujë

Me kërkesë të OST në kuadër të investimit dhe masave të shtuara për mirëmbajtjen e rrjetit dhe furnizimit me energji elektrike, në datën 11nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në linjën në linjën 110kv Tirana 1-Fushë-Krujë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Krujë:

Pjesërisht: Fushë Krujë, BV3, Kastriot, Larushk, Nikel, Halil, Kodra Cel, Dervin, SMT, Kameras, Lagjja re, FK2, BV1, BV2.