Remont i OST në linjën 35kV Metalurgji 4- Metalurgji 5, 28 mars pa energji disa zona në Elbasan

Me kërkesë të OST në vijim të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit në linjën 35kV Metalurgji 4- Metalurgji 5, në datën 28 mars gjatë intervaleve kohore 08:30- 14:30 dhe 08:30-16:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan:

08:30-14:30

Pjesërisht: Pusi 1, Unaza 2, Vidhas dhe disa subjekte private.

08:30-16:00

Pjesërisht: Bradashesh, Pajenge, Gracen, Petresh, Jetesh, Terbac, Shemhill, Balldren.