Remont i OST në linjën 110kV Hec Gjoricë-Vojnik, 17 nëntor pa energji disa zona në Peshkopi

Me kërkesë të OST në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 17 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në linjën 110kV Hec Gjoricë-Vojnik.

Pa energji do të mbeten këto zona në Peshkopi:

Pjesërisht: Zall Strikçan, Sopot, Sofracan, Çerenec, Llodomerice, Okshtun, Trebisht, Golloborde, Gjorice, Boçeve, Okshatine, Shupenze, Zogaj, Ujesjellesi, Zerqan, Ostren.