Remont i OST në linjën 400kV Fier-Elbasan-Qafë Thanë, 07-13 nëntor pa energji disa zona në Elbasan

Me kërkesë të OST Në kushtet e punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen do të kryhen punime në disa fidera të NST Cerrik, në datat 07-13 nëntor gjatë intervaleve kohore 08:00-08:30, 16:30-17:00 si dhe 08:00-17:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan.

Ora 08:00-08:30 dhe 16:30-17:00

Pjesërisht: Gjergjan, Jagodin, Muriqan, Thane, Gjonme.

Ora 08:00-17:00

Pjesërisht: Lagjja: “Kështjella”, Cerrik.