Remont në disa fidera të NST Gur i Kuq, 9 dhe 11 tetor pa energji disa zona në Pogradec

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datat 9 dhe 11 tetor gjatë intervaleve kohore 09:00-12:00 dhe 10:00-14:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Guri i Kuq.

Pa energji do të mbeten këto zona në Pogradec:

9 tetor

09:00-12:00

Pjesërisht: Hudenisht, Memelisht.

11 tetor

10:00-14:00

Pjesërisht: Hudenisht, Memelisht.

Pjesërisht: Lagjja: 4, 5, Gorica, Kalaja, Trebinje, Velçan, Bishnice, Pleshisht, Potgozhan.