Remont në disa fidera të NST Libofshë, 8 tetor pa energji disa zona në Fier

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike në datën 8 tetor, gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Libofshë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Fier: 

Pjesërisht: Kolkondasi, Libofsh, pompat e ujit Vajkan, Agim, Avaleas, Goshdare, Vanaj, Gorres, Gopollasi.