Remont në disa fidera të NST Maliq, 30-31 maj pa energji disa zona në Korçë

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 30-31 maj në intervalin kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Maliq.

Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë:

30 maj

Pjesërisht: Maliq, Libonik, Vloçisht, Drithas.

31 maj

Pjesërisht: Podgorie, Sheqeras, Rembec, Orman, Drithas, Pirg, Maliq.