Remont në linjën 35kV Divjakë-Ballaj, 3 tetor pa energji disa zona në Kavajë

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike në datën 3 tetor, gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Divjakë-Ballaj.

Pa energji do të mbeten këto zona në Kavajë: 

Pjesërisht: Ballaj, Greth, Spille, Plazhi Gjeneralit, Zhabjak, Corum, Beden, Kryevidh, Vilbashtove.