Remont në linjën 35kV Korçë – Gjanç– Rehovë, 15 dhe 17 nëntor pa energji disa zona në Korçë

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 15 dhe 17 nëntor do të kryhen punime në disa fidera të NST Vranisht dhe në linjën 35kV Korçë – Gjanç– Rehovë. Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë:

15 nëntor/09:00-16:00

Pjesërisht: Voskop, Dersnik, Polena, Kamenicë, Dvoran, Bellovodë, Rehovë, Lubonjë,Vithkuq, Brozdovec, Leshnjë

17 nëntor/10:00-14:00

Pjesërisht: Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Baban