Remont në linjën 35kV Lanabregas – Qafë Mollë, 31 tetor pa energji disa zona në Tiranë

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 31 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Lanabregas – Qafë Molleë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Shkalle, Darshe, Qafe Molle, Shupal, Selite e Malit, Zall Dajt, Shen Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrize, Vilez, Zgure, Shenmeri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellesit Tiranë.