Remont në linjën 35kV Shkodra 2-Velipojë, 27 nëntor pa energji disa zona në Shkodër

Në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Shkodra 2-Velipojë, ku do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Shkodër:

Pjesërisht: Zues, Oblike, Muriqan, Hidrovor, Trush, Samrish, Dajç, Belaj, Pentar, Shirq, Mushan, Gramsh, Sukaj, Reç i Ri, Reç i Vjeter, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Gomsiqe, Ças, Luarze, Mbi Suke, Hidrovor, Rrjoll, Pallatet Sait Fishta, Fshati Sektor Velipojë, Plazh Velipojë.