Remont në linjën 35kV Shkodra 2 – Velipojë, të NST Velipojë, 7 maj pa energji disa zona në Shkodër

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 7 maj në intervalin kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Shkodra 2 – Velipojë, të NST Velipojë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

Pjesërisht: Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë