Remont në linjën 35kV Tirana 1 (220kV) – Uzina Dinamo, 13 dhjetor pa energji disa zona në Tiranë

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 13 dhjetor gjatë intervalit kohor 08:00-16:30 do të kryhen punime në linjën 35kV Tirana 1 (220kV) – Uzina Dinamo. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Zona pranë “ish-Uzina Dinamo”, rruga “Jordan Misja”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona pranë ish-parkut të autobusave “Don Bosko”, zona te “2000 Apartamentet”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë “Josif Pashko”, Bathore, Paskuqan, rruga “Siri Kodra”, Kodër Kamëz, zona e Kodrës së Kuqe.