Remont në një nga fiderat e NST Çorovoda 2, 9 prill pa energji disa zona në Skrapar

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 9 prill gjatë intervalit kohor 13:30-14:30 do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Çorovoda 2.

Pa energji do të mbeten këto zona në Skrapar:

Pjesërisht: Sharove, Slatinje, Nishice, Veleshnje, Zhaban, Cerenisht, Strore, Verzhezhe, Munushtir, Orizaj, Buzuq, Frigoriferi, Konservat, Skrapar, Guhak, institucion.