Remont në një nga fiderat e NST Fieri 1, 30 tetor pa energji disa zona në Fier

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike në datën 30 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në zbarrat në një nga fiderat e NST Fieri 1.

Pa energji do të mbeten këto zona në Fier:

Pjesërisht: Portez, Zharez, Verbas, Lagjet: Sheqi i Vogel, Seqi i Madh, liri, Portez, Mbrostar, Lagjja: “Sheqi i Madh”.