Remont në një nga fiderat e NST Pobrat, 28 gusht pa energji disa zona në Berat

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 gusht në intervalin kohor 09:00-12:00 do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Pobrat. Pa energji do të mbeten këto zona në Berat; Pjesërisht fshatrat: Pobrat, Çukalat, Slanice, Protoduar, Donofrose, Krotine, Cete, Mjeshove, Allambrez.