Remont në NST Libofshë, 26 nëntor pa energji disa zona në Fier

Në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjeti, në datën 26 nëntor gjatë intervalit kohor 10:00-11:00 do të kryhen punime në NST Libofshë, ku do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Fier:

Pjesërisht Libofshë, Agim, Adriatik, Dernenas, Metaj, Has-turkas, Daullas, Rrungaj, Xhepaj, Kolkondasi, Pompa e ujete Vajkan, Avaleas, Goshdare, Vanaj, Ujësiellsi, Gorres, Gopollasi.