Remont në zbarrat 10kV të NST Këlcyrë, 4 qershor pa energji disa zona në Përmet

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 4 qershor në intervalin kohor 09:00-12:00 do të kryhen punime në zbarrat 10kV të NST Këlcyrë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Përmet:

Pjesërisht: Këlcyrë, Peshtan, Kodër, Fushë Lekel, Katundishte, Merjemaj, Podgoran Ujemire, Fshati i ri, Corrogunj, Ball, Ballaban, Mazhan, Psar, Vinokash, Komarak, Kondas, Karat, Bubes, Beqaraj, Laskaj, Qafa rrapit, Maleshove, Limar, Mbrezhdan, Riban, Fratar, Senican, Varibop, Kuqar, Grabove, Argove, Pacomiti, Bedyqas, Panarit, Tolar, Leskovec, Topojan, Mertinj, Benje, Xhanar, Gorice, Luare, Suke, Zhepove, Rodenj, Pavar, Kajce, Grykë Këlcyrë dhe disa subjekte private.