Remont në zbarrat 110kV të NST Fushë Kuqe, 12 dhjetor pa energji disa zona në Lezhë  dhe Kurbin

Në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 dhjetor gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të kryhen punime në zbarrat 110kV të NST Fushë-Kuqe.

Pa energji do të mbeten këto zona në Lezhë dhe Kurbin:

Lezhë:

Pjesërisht: Rrilë, Gryk Lumi, Shenkoll, Barbulloj si dhe disa institucione.

Kurbin:

Pjesërisht: Fushë Kuqe Qender, Adriatik, Patok, Gurrez, Gorre.