Remont në zbarrat 110kV të NST Lezhë, 31 maj pa energji disa zona në Lezhë 

Në kushtet punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 31 maj gjatë intervalit kohor 00:00-02:00 do të kryhen punime në zbarrat 110kV të NST Lezhë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Lezhë:

Pjesërisht: Shëngjin, Kune, Ashte, Kosmaç, Bushat, Plezhe, Melgushe, Barbullush, Rranxa, Mali Jushit, qytet Lezhë, Bashkia, Lagjja: Gurra, disa institucione, subjekt privat, Grykezeze, Sheher, Malsi, Gryke Manati, Zejmen, Tresh, Manati, Pllane, Markatomaj, Berzane, Koder Mulliri, Ishull Lezhë, Barbulloje, lagjjet: Skenderbeg, Frutore, Shaljan, Vain, Rreze Mali, Ishull Shëngjin, Merqi, Rraboshte, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishte, Troshan, Krajn, Gjader, Balldre, Torovicë, Grash, Mabe, Dajc, Dragushe, Gocaj, Rana hedhme, Kenalle, Fabrike Peshku, Fabrike Tulla.