Remont në zbarrat 20kV të NST Plasmas, 21 nëntor pa energji disa zona në Lushnjë

Në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 21 nëntor gjatë intervaleve kohore 10:00-12:00 dhe 12:00-13:00 do të kryhen punime të planifikuara në një nga fiderat e NST Plasmas.

Pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Lushnjë:

21 nëntor, 10:00-12:00

Pjesërisht: Lagjet: “18 tetori”, “Xhevdet Nepravishta”, Karbunara e Madhe, Plug, subjekt privat.

21 nëntor 12:00-13:00

Pjesërisht: Lagjet: “Xhevdet Nepravishta”, “Kongresi i Lushnjës”, “Gafurr Muco”, “18 Tetori”, “Skënder Libohova”, “Loni Dhamo”, “Çlirim”, “Kadri Qystri” si dhe disa institucione.