Remont në zbarrat 35kV të NST Banje, 4 nëntor pa energji disa zona në Elbasan

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 4 nëntor gjatë intervalin kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në zbarrat 35kV të NST Banje.

Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan:

Pjesërisht: Gostime, Shtepanje, lagja Lenge, Klos, Floq, Lamcallaret, Banje e Vjeter, Shushice, Tregan, Shenavlash, Blerimas, Kacivel, Bizhdan, Gjinar, Sterstan, Kaferr, Valesh.