Remont në zbarrat 35kV të NST Libofshë, 20 nëntor pa energji disa zona në Fier

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 20 nëntor gjatë intervalit kohor 08:00-11:00 do të kryhen punime në zbarrat 35kV të NST Libofshë, ku do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Fier:

Pjesërisht: Libofshë, Agim, Adriatik, Dërnenas, Metaj, Has-turkas, Daullas, Rrungaj, Xhepaj, Kolkondasi, Avaleas, Goshdare, Vanaj, Gorres, Gopollasi.