Remont në zbarrat 35kV të NST Manzë, 21 nëntor pa energji disa zona në Durrës-Shijak

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 21 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-12:00 do të kryhen punime në zbarrat 35kV të NST Manzë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës-Shijak:

Pjesërisht: Gjiri i Lalëzit, Ishëm, Miniera Manëz, Rushkull, Perlat, Hamallaj rrotull, Kamerras, Rade, Bilalas.