Remont në zbarrat 35kV të NST Pobrat, 21 nëntor pa energji disa zona në Berat

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 21 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhen punime në disa zbarrat 35kV të NST Pobrat.

Pa energji do të mbeten këto zona në Berat:

Pjesërisht: Komuna Kutalli, Drenovice, Samatice, Pobrat, Çukalat, Slanice, Poshnje, Gurore, si dhe disa institucione.