Remont në zbarrat 6kV të NST Gjirokastra 1, 12 nëntor pa energji disa zona në Gjirokastër

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike në datën 12 nëntor, gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në zbarrat 6kV të NST Gjirokastra 1.

Pa energji do të mbeten këto zona në Gjirokastër:

Pjesërisht: Dunavat, Instituti, Lazarat, qytet Gjirokastër pjesërisht, Arshilenge, Asim Zenel, Krine, Saraqinisht, Tranoshisht, Kordhoce, Topollaraj, Valare, Karjan, Kakoze, Kellez, Gjari, Erind, Nokove, Mingul, Qesorat, Dhoksat, Virua, Mashkullore, Çepun, Zenelaj, Plesat, Prongji, Kardhiq, Fushbardhe, Zhulat, Kaparjel, Golem, Kolonje, Picar, Shtepez, Subash, Hundkuq, Terbuq, Labove, Tuneli.