Në vijim të kontrolleve të shtuara në të gjithë territorin për të identifikuar në bazë të analizës së riskut të konsumit përdoruesit e energjisë elektrike dhe ndalimin e çdo forme të konsumit abuziv në rrjetin e shpërndarjes, Drejtoria rajonale e OSSH Shkodër në bashkëpunim me grupet e punës së Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve ka fokusuar aktivitetin në zonën e Ragamit dhe Fushë-Arrëzit.
Nga verifikimi rezultoi se dy subjekte ekonomike në fushën e prodhimit të inrteve dhe shërbime gastronomie furnizoheshin me energji elektrike pa matës dhe me linja të dyta jashtë sistemit të matjes.
Për shkeljet e konstatuara, subjektet u proceduan në polici, bazuar mbi provat dhe proceverbalit përkatës dhe ndaj tyre u mor masë me dëm ekonomik sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.
OSSH sh.a pjesë e OSHEE Group i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e cel: 069 414 1001 whatsapp/viber
