Në vijim të investimeve në rrjetin e shpërndarjes, për javën 18-22 maj, do të kryhen remonte të planifikuara në disa nënstacione në rajonet e Tensionit të Lartë, Jugperëndim, Juglindje. Më poshtë, oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga remontet e planifikuara RemonteTL 18-22 majDownload
Day: May 15, 2026
Remont i OST në linjën 110kV Ballsh-Krahës, 18-20 maj pa energji disa zona në Mallakastër
Me kërkesë të OST në vijim të punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen do të kryhen punime në linjën 110kV Ballsh-Krahës, në datat 18-20 maj gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të stakohet energjia elektrike. Pa energji do të mbeten këto zona në Mallakastër. Pjesërisht: Usoj, Kalein, Kolac, Greshic, Nafta.
Remont i OST në linjën 400kV Fier-Elbasan-Qafë Thanë, 18-21 maj pa energji disa zona në Fier
Me kërkesë të OST në vijim të punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen do të kryhen punime në linjën 400kV Fier-Elbasan-Qafë Thanë, në datat 18-21 maj gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të stakohet energjia elektrike. Pa energji do të mbeten këto zona në Fier. Pjesërisht: Gjorgovi, Lalaj, Ujësjellësi Patos.
Remont në NST Ballaj, 20 maj pa energji disa zona në Kavajë
Në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në NST Ballaj, në datën 20 maj gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia elektrike. Pa energji disa zona Kavajë. Pjesërisht: Ballaj, Greth, Hidrovor, Spille, Plazhi Gjeneralit, Zhabjak, Corum, Beden, Kryevidh, Vilbashtove.
