Remont i OST në linjën 110kV Ballsh-Memaliaj, 12 maj pa energji disa zona Tepelenë

Me kërkesë të OST në kushtet e punimeve të nevojshme pë mirëmbajtjen e rrjetit, do të kryhen punime në linjën 110kV Ballsh-Memaliaj, në datën 12 maj gjatë intervalit kohor 05:00-08:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tepelenë:

Pjesërisht: Toç, Shehaj, Martalloz lab, Dhemblan, Sinanaj, Matohasanaj, Mamugjinaj, Lulezim, Krahes, Xhaxhaj, Levan, Bardhaj, Zhulaj, Allkomemaj, Kamçisht, Koshtan, Canometaj, Zhapokike, Iliras, Amanikaj, Dorez, Kalivaç, Leshnje, Perparim.