Remont në disa fidera të NST Traktora dhe NST Selitë, 30 shtator pa energji disa zona në Tiranë

Në vijim të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, do të kryhet zëvendësimi i pajisjeve komutuese në një nga fiderat e NST Traktora dhe NST Selitë, në datën 30 shtator gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Rruga: “Kujtim Laro” dhe “Gjoleke Kokona” si dhe një pallat në kompleksin “Deliorgji”.