Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike do të kryhen punime në disa fidera të NST Traktora, në datat 15-18 prill gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Rruga: “Leke Gjiknuri”, Lanabregas, rruga Shkreteve, Kodra e Priftit, rruga “Sotir Caci” dhe “Shaban Baxhaku”.
