Remont në NST Librazhd, 12 qershor pa energji disa zona në Librazhd 

Në kushtet e punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 qershor gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të kryhen punime në NST Librazhd.

Pa energji do të mbeten këto zona në Librazhd:

Pjesërisht: Orenjë, Ballgjin, Dranovice, Floq, Funarëz, GuraKuq, Kuturman, Zdrajshe, Rinas, Zona Industriale, Ushtaraku, Frigoriferi, Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunje, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurekuqe, Heci Xhyrë, Gafërr, Fushë Bushe, Dedashmet, Gurorja, Mirak Katund, Polis, Damjan, Qendër, Rrumbullak, Sheshe, Skode, Vale, disa subjekte private, Stacioni Trenit, Arrëz Gizaresh, Balëz, Boravë, Borici, Brazdaj, Gizavesh, Spitali Qytet, Fabrika.